Opozita mblidhet për reformën zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mblodhi sot aleatët në selinë blu. Pas përfundimit të takimit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur se nuk ka më Këshill Politik, pasi opozita ka dërguar 5 propozime për Reformën Zgjedhore dhe mazhorancës i mjafton të zgjedhë vetëm një prej tyre.

Kryemadhi tha se qeverisë i intereson të vonojë reformën, ndërsa shton se është e bindur që ambasadorja e SHBA i ka kërkuar Gjiknurit që mazhoranca lëvizë shpejtë me procesin e reformës.

”Nesër mblidhet komisioni që do njihet me 5 propozimet. 5 drafte, për njërin nga këto drafte të bjerë dakort mazhoranca dhe presim reagimin e tyre. Presim reagimin nga pala tjetër. çdo zvarritje që vjen nga pala tjetër nuk është e papritshme. Ata duan edhe 1 sekondë më tepër pasi një firmë nga Rama do të thotë një vjedhje më shumë për koncesion. Ambasada amerikane ka qenë e informuar për të gjitha takimet, bisedat e Këshillit Politik dhe Reformës Zgjedhore. Jam e sigurt se Yuri Kim i ka kërkuar të lëvizin shpejt me Reformën Zgjedhore. Për kushtet që ka dhënë OSBE/ODIHR, 5 propozime le të bien dakord me një.