Nishani paralajmëron Ramën pas takimit të Bashës: Populli nuk do të ndalet më, do të jenë të pamëshirshëm me…

Ish-presidenti Bujar Nishani teksa ka komentuar takimin që zhvilloi sot kryetari i PD-së në Durrës, theksoi se populli po zien nga zemërimi dhe urrejtja ndaj mafias që po i varfëron.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Nishani shprehet i habitur me konstatimet e kryeministrit Edi Rama, sa i takon rrezikut që kanoset nga takimet e Bashës me qyetarët për shkak të pandemisë.

“Tani që pandemia është shuar anekënd Evropës, populli qenka në rrezik !!”, shkruan Nishani, ndërsa shton se populli ka nisur të mblidhet në çdo cep të Shqipërisë dhe nuk mund të ndalet më.

REAGIMI I NISHANIT
Takimi i Kryetarit të Opozitës me popullin që po zien e shpërthen nga zemërimi e urrejtja ndaj mafias që e vjedh, zhvat, varfëron dhe e poshtëron çdo ditë, e paska tmerruar Gangsterin.

Tani që pandemia është shuar anekënd Evropës, populli qenka në rrezik !!!
Kur pandemia ishte në kulmin e përhapjes dhe vrasjeve, Gangsteri i mblodhi njerëzit e pambrojtur në sallën më masive publike të vendit, Pallatin e Kongreseve !!!!

Keqbërësit duhet të kenë frikë !
Populli ka nisur të mblidhet në çdo cep të Shqipërisë dhe nuk mund të ndalet më !
Kombi nuk e pranon tradhtinë !

Shqiptarët do të jenë të pamëshirshëm ndaj të ligut !
#TëRingremëShqipërinë