Nis mosbindja civile kundër Ramës! Thyhet postoblloku te Parku i Liqenit

Ashtu siç u njoftua më herët, tek parku i liqenit artificial kanë shkuar një grup i madh qytetarësh për të protestuar kundër masave të qeverisë për të mos lejuar futjen e njerëzve në ambjentet e tij dhe shprehur mosbindjen për këtë vendim.

Thirrja u bë fillimisht nga aktivisti Erion Kristo dhe qu u shpërnda me shpejtësi në rrjet dhe u mbështet po ashtu ndërkohë që ai tha për Fax Neës se Rama po kërkon mandatin e katërt.

“Rama po kërkon mandatin e katërt ooooo, i treti iku, ai do të katërtin. I shoqëruar nga ministri i përbrendshëm dhe ai i përjashtmi që është ai i BE-së, në një gjysëm metri nga njëri tjetri, po për këta nuk është Covidi? Pse të kapka Covidi këtu?

Le që në këtë orë ai po fle gjumë. Më cito një rregull, nëse e kam parë gabim, e kam parë në urdhërin e firmosur nga ministrja, nuk është shkruar se ndalohet të dilet tek liqeni. Cili është krimi që kam bërë, doja ajër, ç’të bëja unë i ziu”, tha Kristo.