Nis mbjellja! Kubikë kanábisi në 3 makina pa targa

Mbjellja e kanabisit ka nisur në të gjithë vendin me mbështetjen e zyratrëve të lartë, ndërsa policia ve një pranga të pambrojturit për t’u justifikuar se gjoja po e luton kultivimin e drogës.

Shërbimet e Kòmisariatit të Pòlicisë Peqin, në bashkëpunim me forcat operacionale të DVP Elbasan, në zbatim të planit operacional për gòditjen e veprimtarisë kríminale të kultivimit të bimëve narkòtike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative dhe si rezultat i kontrollit të territorit, kanë bërë të mundur evidentimin dhe gòditjen e një rasti të tentativës për kultivim të bimëve narkòtike.

Si rezultat janë kapur dhe arrèstuar në flagrancë në tentativë për të kultivuar bimë narkòtike, në vendin e quajtur ‘’Zgabel i Madh’’, në fshatin Pajovë të Njësisë Administrative Pajovë të Bashkisë Peqin, shtetasit:

Faxweb.al mëson se persona e kapur janë Klevis Deliaj., 25 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i dènuar më parë për vèprën pènale “Armèmbajtja pa leje” dhe Shpëtim Kulla 45 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Pajovë, Bashkia Peqin. Gjithashtu u shpall në kèrkim shtetasi M. K., 31 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit shërbimet e Pòlicisë kanë sekuèstruar në cilësinë e provës materiale 300 kùbikë të kultivuar me fidanë kanábis, kùbikë me pleh për të kultivuar fara kanábisi, një pajisje me helikë centrifugale me motor me depozitë karburanti në të, çadër si ato ushtarake, një sasi lekësh, tre automjete fuoristrada pa targa, në pronësi të shtetasit Shpëtim Kulla dhe pajisje shtëpiake.

Ndërkohë që vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim. Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor Elbasan, për vèprën pènale ‘’Kultivimi i bimève narkòtike, në bashkëpunim’’.

hashash