Ngjela: Fola me shkencëtarin Bamir Topi për koronavirusin, më tha se….

Kjo është deklarata eNgjelës, i cili është konsultuar me Bamir Topin.

Spartak Ngjela: Rama i po heq kufizimit që të ndihmojë turizmin. Por duke dashur ta ndihmojë turizmin, ai mund të na vërë flakën të gjithëve. Mikrobiologët thonë se temperaturat e larta e shkatërrojnë virusin.

Ne ekspertin shqiptar më të mirë për biologjinë molekulare kemi Bamir Topin. Në një bisedë që pata me të, më tha se sipas studimeve të tij, data 15 maj frenon përfundimisht virusin. Unë e besoj shkencën dhe drejt asaj po shkojmë.

Sipas asaj që mendon z. Topi që është profesor i kësaj dege, atëherë jemi drejt shpëtimit. Shenja e sotme dhe të djeshme, kam përshtypjen që e vërtetojnë këtë konkluzion.

Nëse data 15 është ajo që thotë shkenca atëherë do të kemi shpresë që do të vazhdojmë në përmirësim. Ky është një virus që nuk e studiojmë dot me themel.