Ndahet nga jeta papritur ish-kryebashkiaku demokrat

Është ndarë parakohe nga jeta në moshën 63-vjeçari ish-kryabshkiaku i Rrëshenit dhe njëherësh ish-kryetar i Partisë Demokratike të Rrethit Mirditë, Preng Toma.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i PD-së Mirditë, Mark Ruçi i cili shkruan se Toma vuante nga një sèmundje e rèndë ku po kurohej në Itali. Toma ka mbajtur një sërë postesh në rang Rrethi si kryebashkiak, kryetar komune, drejtues i PD-së së rrethit etj.

Reagimi i plotë: Ndahet nga jeta ish-kryetari i Partise Demokratike MIRDITE PRENG TOMA. Pas nje sèmundje te rènde shuhet parakohe ne Itali, ish – drejtuesi i Deges se Partise Demokratike Mirdite dhe ish- kryetar i Komunese Kthelle dhe Bashkise Rreshen z Preng Toma, nen perkujdesjen e familjes tij, qe i sherbeu deri ne frymen e fundit te jetes se tij.

Preng Toma ka qene mesues i edukimit fizik per shume vite e njekohesisht trajner i suksesshem i ekipit legjende te volejbollit te Minatorit te Rreshenit.

Shume i votuar nga mirditoret pavaresisht bindjeve politike ne ballafafaqimet elektorale ne vendlindjen e tij Kthellen dhe ne Rreshen duke u mandatur si kryetar i njesive lokale respektive. Me vizion te qarte dhe me perkushtim dhe vecanerisht me nje árme te forte si askush, raportet shume te aferta me banoret respektive, ka justifikuar teresisht besimin, nepermjet ndryshimeve te rendesishme ne nivel lokal.

Eshte pikerisht raporti shume i afert, njerezor me mirditoret, qe e ben akoma me te ndjeshem dhimbjen e mirditoreve per humbjen e parakohshme te tij. Preng Toma ka qene gjithmone shume i votuar nga strukturat dhe ne disa here radhazi ka qene anetar i kryesise se Deges Partise Demokratike Mirdite dhe njekohesisht dhe kryetar i Deges per periudhen 2000- 2003, me arritje shume pozitive ne raundet elektorale.

Preng Toma mbetet jo vetem kontributore i rendesishem per PD, por dhe nje nder intelektualet potenciale te saj nder vite. Ne emer te demokrateve mirditore dhe jo vetem shprehim ngushellimet me te thella familjes, te afermve, miqve dhe shokeve te tij! Lamtumire miku dhe kolegu yne Preng Toma!

prngs 501x400 1