Mjeku i njohur, ironi me masat izoluese: Në kërkim të gjermmanit të fundit…

Mjeku i njohur Gëzim Xhepa i konsideron absurde masat që po mbahen në fuqi nga qeveria, duke izoluar njerëzit.

Madje Xhepa i është drejtuar me një pyetje fizikantëve, lidhur me rrezikshmërinë e virusit, bazuar në ligjin e 3-të të Njutonit.

“A është reaksion normal njutonian të bllokosh zemrën e vitalitetit të një vendi prej 2 muajsh, të vijosh me masa agresive bllokuese, kur 4 javët e fundit në popullatë target (të kontaktit të drejtpërdrejtë me virusin, në rrethin e ngushtë familjar, social, apo profesional, ku nuk ndihmojnë dot masat shtërnguese) rezultojmë me rreth 5% të infektuar…!!!”, shkruan Xhepa.

Postimi i plotë

NË KËRKIM TË GJERMANIT TË FUNDIT
Kur ne komuniteti mjekësor po analizojmë COVID-in e parë dhe gjermanin e fundit, me gjysmën e popullsisë së vendit (me banim në zonën e kuqe) në izolim thuajse të plotë dhe asfiksi sociale, ekonomike dhe shëndetësore prej dy muajsh, një pyetje fizikanëve: mbështetur në Ligjin III të Njutonit, sa i rrezikshëm është një virus që arrin të shfaqë sëmundje vetëm në moshën e tretë dhe në popullatë me imunitet deficitar, që të sëmurët janë vetëm në 10% të të infektuarve, që shkakton vdekje vetëm në 10% të atyre që sëmur…?!!!

A është reaksion normal njutonian të bllokosh zemrën e vitalitetit të një vendi prej 2 muajsh, të vijosh me masa agresive bllokuese, kur 4 javët e fundit në popullatë target (të kontaktit të drejtpërdrejtë me virusin, në rrethin e ngushtë familjar, social, apo profesional, ku nuk ndihmojnë dot masat shtërnguese) rezultojmë me rreth 5% të infektuar…!!!