Meta paralajmëron Ramën e Veliajn: Pasoja të parikuperueshme nëse preket para vendimit të Kushtetueses

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, tha se nëse Teatri Kombëtar do të preket para vendimit të Gjykatës Kushtetuese, do të ketë pasoja të parikuperueshme.

“Nëse Teatri Kombëtar do të preket para vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pasojat do të jenë të parikuperueshme. Vetëm në këtë mënyrë mund të garantohet një shtet i së drejtës”, u shpreh Presidenti.

I pyetur nga gazetarët nëse do t’i bashkohet nesër protestës së artistëve në mbrojtje të teatrit, Kreu i Shtetit theksoi se është gjithmonë në krye të detyrës së tij në mbrojtje të Kushtetutës dhe të interesit kombëtar e publik.

Me tone të ashpra, Presidenti tha se nëse ka ndonjë karagjoz, që kërkon të bëjë prova force me Presidentin, duhet ta ketë të qartë se Presidenti sillet me përgjegjësi maksimale dhe mban shënim çdo gjë.

“Presidenti është gjithmonë në krye të detyrës së tij në mbrojtje të Kushtetutës dhe interesit kombëtar e publik. Do të jetë gjithmonë në krye të detyrës. Sa i takon ndonjë karagjozi që kërkon të bëjë prova force me presidentin, duhet ta ketë të qartë se presidenit sillet me përgjegjësi maksimale, mban shënim çdo gjë, i ka bërë paralajmërimet të përsëritura. Presindeit do të bëjë detyrën e tij, pa rënë në provokime banale dhe i ka ftuar të gjithë të menaxhojnë me përgjegjësi situatën shqetësuese të shëndetit pbulik, që vazhson, edhe të ekonomisë.

Sjellja ndaj kësaj çështjeje nuk është e dimensioneve locale, por është një çështje që monitorohet me vëmendje maksimale dhe do të kishte rendim përkeqësues për pozitën tonë, që nuk është aspak për t’u krenuar, në raport me perspektivën e çeljes së negociatave. Duhet të tregojmë se jemi një vend që sillemi me përgjegjësi maksimale, merremi me çështjet më të rëndësishme. Shpresoj të gjithë të reflektojmë, secili të respektojë kompetencat e tij, sepse shqiptarët kanë probleme alarmante dhe kjo kërkon përgjegjëshmëri dhe jo papërgjegjshmëri ekstreme. Shpresoj të gjithë të heqin dorë nga provokimet, pasi këto nuk do të ishin ato që do të ndihmonin pozitën e kujtdo”, theksoi Kreu i Shtetit.