Merr SMS kërcënuese, regjisori i njohur: Me zjarrin që do të ndezin në Teatër, do të djegim pasuritë e tyre

Regjisori Edmond Budina pas përfundimit të takimit me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh se ky ishte një takim me të gjithë opozitën dhe se është i bindur se nuk do të lejojnë që pasuria e popullit të vidhet nga një grup njerëzish.

Budina zbuloi se është kërcënuar sot nga profile anonime me foton e ‘Al Kapones’, ndërkohë që shtoi se me zjárrin që do të sulmojnë Teatrin, atyre do t’u digjen shtëpitë e tyre dhe pasuritë e tyre.

“Në sot kemi bërë një takim jo vetëm me qytetarët, por edhe me të gjithë opozitën. Jemi të bindur se momenti është deçiziv, nuk mund të lejojmë që pasuria e popullit të vidhet nga një grup njerëzish. Sot më kanë ardhur kërcënime nga njerëz anonime që në foto kishin ‘Al Kaponen’.

Këto kërcënime t’i mbajnë vetë! Me ne nuk do të lujanë më, sepse është e pamundur, se ne kemi 2 vite që protestojmë në mënyrën paqësore. Ato që do të sulmojnë në Teatrin, dhe zjárri që do të ndizet aty, ai zjárr do të djegë shtëpitë dhe pasuritë e tyre.

Thërritni mendjes mos bëni marrëzira se ne do të jemi atje. Ne jemi qytetar të lirë që nuk bëjmë pjesë në parti politike, po ju bëjmë thirrje çdo qytetari të mbrojë kulturën shqiptare. Nuk kemi të bëjmë thjesht me një Teatër, por me rrënjët e demokracisë. Kemi të bëjmë me një shtet dhune. Ky është një moment tepër i vështirë. Ne do të reagojmë sipas reagimit të tyre. E gjithë opozita do të jenë me ne.”-u shpreh Budina.