“Me pagën e luftës bleva një matrapik”, artistët tallen me ministren e Ramës: Ose është karagjoze, ose…

Deklaratat e ministres së Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, se këngëtarët duhet të mendojnë të punojnë në ndërtim ka bërë që rrjeti të shpërthejë në ironi.

Kanë qenë vetë artistët që e kanë konsideruar si qesharake deklaratën e ministres, të cilët nuk kanë nguruar që të shkruajnë me ironi në mediat sociale.

Ndër të parët që ka reaguar ndaj denajt ishte Renis Gjoka, i cili ka shkruar në “Instagram”.

“Ose po bën humor, ose është karagjoze si e gjithë dora e këtyre. Hë më thuaj ti tani. Të qesh apo të dh*hem duke qeshur?”.

Fill pas komentit të tij kanë reaguar edhe këngëtarë të tjerë, të cilët kanë komentuar në postimin e Gjokës.

“Unë them ta kapim shpejt se do mbetemi dhe pa ndërtim”, ka shkruar Eranda Libohova me ironi.

Aurela Gace, shkon edhe më tej me ironinë e saj, ku shkruan: “Edhe më kishte thënë babi bëhu inxhinere, apo mos e ka fjalën për lekët e palosura që kemi tani, edhe ti pastrojmë”!

Ndërkohë Eugent Bushpepa shton: “E kam shpenzuar rrogën e luftës nga qeveria për të blerë një metrapik. Më gjeni cdo ditë tek Brryli nga ora 7:30 deri në 17:30. Bëj dhe zhbllokim pusetash.”

1 3

2 2