Me ‘maskë’ e mjekër, nga bunkeri i Surrelit mashtrove përsëri…

Nga Kastriot ISLAMI

Jam menduar nga dje deri më sot mbi 100 herë nëse duhet të reagoja apo jo. Herë mendoja se nuk duhet reaguar se Rama më i dobët se asnjëherë tjetër po përpiqet në aktin e fundit të luajë “viktimën”. Herë mendoja se më duhet t’i plotësoj kërkesën qytetarëve duke i bërë me dije disa të vërteta pavarësisht se çfarë lojë bën mashtruesi kongenital! Intervista e djeshme nga bunkeri dhe pas “maskës” së facebookut ka revoltuar shumë qytetarë që më shtynë të reagoj…

Në fakt për mua, dje ai doli me bishtin nën shalë dhe më shumë si bythëlëprirës, rol që e luan sa herë është në gjendje të rëndë… psiqike e mendore! Për më tepër dje doli me “maskën” e mashtrimit pasi kishte hedhur në media përmes falangave të paguara me paratë e korrupsionit e krimit, diversionin e radhës kundër opozitës se “Rama e Basha do të qeverisin” bashkë dhe më tej “Rama do të jetë president i vendit”…

Ky njoftim i neveritshëm do të shoqërohej edhe me një diversion tjetër të pështirë në të njëjtën gazetë që disa kohë më parë e kishte nxjerrë Ramën lakuriq apo duke akuzuar të atin…

Ja për çfarë dhe përse përse vendosa të reagoja?

Mashtrimi 1: “Unë nuk jam një politikan me dy fytyra, por veproj me gjak e me pasion…”… Pyetja që shtrohet në këtë rast sesa i pastër është gjaku i tij sepse sa herë e kanë akuzuar për përdorues të drogës, duke i kërkuar të bëjë testin e drogës, ka refuzuar dhe asnjëherë nuk e ka përgënjeshtruar këtë akuzë… A mund të jetë i pastër gjaku i një përdoruesi droge… Sigurisht që përgjigja e qartë është JO… Por me “pasion” a mund të veprojë një pervers i droguar? Sigurisht që JO…

Mashtrimi 2: “Unë jetoj për të punuar…”… një mashtrim tjetër i neveritshëm… për të cilin askush s’e pyeti…Ndërkohë që e vërteta për të gjithë ata që e njohin nga afër është se “punon shumë për të vjedhur shumë…”…apo “ai vjedh, por të paktën punon…!” Kjo është një dekaratat më legjendare që thuhet për të nga njerëzit pranë tij…

Mashtrimi 3:  “Do të ketë një valë të dytë”… sikur të ishte epidemiolog i spikatur… por nuk tha se ku e kishte gjetur këtë përfundim “shkencor” me të cilin në fakt po tentonte të tmerronte qytetarët…Mos vallë për të paraprirë një vaksinim të detyrueshëm në vjeshtë! Apo që disa shqiptarëtë kthehen për kavje për testimin e vaksinës, njëlloj siç veproi me armët kimike siriane, ndërkohë që në vendet e tjera demokratike pjesëmarrja në testimet e vaksinave është vullnetare?!

Mashtrimi 4: “Gjithçka ju kam thënë për COVID-19 ka qenë e paravendosur” pa thënë se nga kush, por duke lënë të nënkuptohet se një gjë e tillë ishte parafabrikuar nga Komiteti… Cili komitet? Ai komitet që nuk pati deri vonë guximin të deklaronte se kush bën pjesë! Ai komitet, i përbërë nga zyrtarë të emëuar prej tij, që në popull është perceptuar nga shumica e qytatërëve si komitet i disa kukullave të “haremit” klientelist. Ai komitet që kanë lënë jashtë vëmëndjes dhe këshillimit të gjithë ekspertët e vërtetë dhe profesionistët e guximshëm që thonë çdo natë të vërteta shkencore në ekranet e disa mediave…Dhe nuk shpjegon përse nuk ka bërë transparencë deri online për asnjë nga vendimet e këtij komiteti, por del pas pilafit e deklaron nga bunkeri i Surrelit se gjithçka kam thënë, ma kanë përgatitur komitetasit…Ky është turp, por edhe linçim i komitetit siç ka vepruar gjithnjë me njerëzit që ka vënë me detyrim nën hyqëm!

Mashtrimi 5: “Unë nuk jam hajdut…” por asnjeherë deri më sot nuk e ka përgënjeshtruar lajmin e rrjedhur nga zyrat e OSBE në Tiranë se “është zotëruesi i 200 milion eurove të fshehura në off shore në emër të të vëllait të tij…”.   Apo asnjëherë nuk lejoi që të hetohej për paratë e harxhuara për ndërtimin e bunkerit të Surrelit?! Nëse nuk bën transparencë për këto dy çështje, por edhe shumë të tjera, qytetarët kanë të drejtë ta akuzojnë “si hajdut, madje me çizme!”…

Mashtrimi 6: “Nuk jam “autoritar” e agresiv, por jam i vendosur në arritjen e synimeve dhe qëllimeve të mia…”. Nuk ka asnjë dyshim ky deklarim agresiv e inatçor ishte për të maskuar veprimet e tij tipike prej një diktatori prej kartoni…Të gjithë sjelljet e tij kanë në themel sindromin e tij prej sadisti, sepse ai ndjen kënaqësi tek fatkeqësitë e të tjerëve…Të marrim çështjen e shembjes së TK… Ai duket se ka ndjerë kënaqësi pas 22 vjetësh, i mbushur dufin për t’i shkatërruar shtëpinë artistëve… por mbi të gjitha me inatin e një sadisti për ta shembur në mes të natës, për t’i krijuar komunitetit të artistëve dhembje të madhe për gjënë e tyre më të shtrenjtë… Pra nxorre dufin e ndjenjave sadiste për të ndjerë kënaqësi mbi dhimbjen e artistëve… Njësoj siç deklaroje dikur përmes një sms-je, kur po i prishnin një emigranti, shtëpinë që kishte ngritur me shumë mundim me para djerse e gjaku: “prishjani shtëpinë sa më keq që të ndjejë dhimbje”. Sepse kënaqësinë tënde sadiste e ndjeje tek dhimbja e madhe e emigrantit të gjorë…

Luajte rolin e viktimës duke u shfaqur i menderosur dhe bythëlërpirës siç vepron sa herë je në situatë të vështirë…

Reagova sot se i dëgjova të gjitha këto nga shumë bashkëbisedues..!  Në një farë kuptimi ndjehem i qetë, se shumica e shqiptarëve nuk kanë më nevojë të sqarohen se të njohin shumë mirë… Të kuptojnë pa folur fare sa herë ju del në media, me maskë e tanimë edhe me mjekër, nga bunkeri i Surrelit, i fshehur si gjynahqar pas facebookut për të lëshuar mashtrimin apo marrëzinë e rradhës. Dhe pavarësisht se me poza e xheste përpiqesh t’i gënjesh, të gjithë të perceptojnë të pështirë e të neveritshëm… Të gjithë thërrasin: Largohu sa nuk është vonë se do të kesh fundin e diktatorëve…

Po të më pyesësh mua, do të preferoja të qëndroje edhe për pak kohë që të kalbëzoheshe tërësisht dhe të kundërmosh çdo ditë me fort sepse kështu bëhesh edhe më i neveritshëm…më i padurueshëm! Së fundmi, dëshiroj që të sqaroj që të mos lëshosh zagarët që ditën dalin të veshur police pa nummër identifikim dhe natën si minj të shajnë nëpër rrjetet sociale, sepse ti e di shumë mirë që vetëm më motivojnë edhe më shumë: kultura dhe formimi im nuk do të ma lejonin të reagoja në këtë mënyrë, për më tepër që kjo nuk është qasja ime se unë mendoj se ti duhesh të qelbesh duke konsumuar marrëzinë deri në fund që të thyesh kokën… Por gjithçka kam shkruar në këto pak rreshta e ndoshta me një gjuhë paksa të papërshtatshme për personin tim, është kërkesa e shumë qytetarëve që nuk të durojnë më dot kur iu del me mjekër nga bunkeri i Surrelit dhe tenton t’i mashtrosh!