Maskat që përdoren nga personeli mjekësor hidhen si mbeturina, denoncon me foto infermieri

Infermieri Frrok Bardhi ka ka denoncuar menaxhimin e maskave të cilat përdoren nga personeli Mjekësor i Urgjencave Paraspitalore.

Bardhi ka publikuar disa pamaje skandaloze, ku shihen keqmenaxhimi i maskave të cilat kanë përfunduar tek Fusha Aviacionit dhe ngjajnë si mbeturina.

Po ashtu ai kërkon që prokuroria të nisë hetimet për rastin e menaxhimit të maskave.

“Tirane me 5 Maj 2020. Pamjet flasin vete.

Menaxhimi i Maskave, te cilat perdoren nga personeli Mjeksor i Urgjencave paraspitalore. Vendendodhja eshte tek Fusha e Helikopterve Tirane prane 21 dhjetorit…

Ketu maskat nxirren nga Kutit e tyre te vogla dhe futen ne disa kuti me te medha. Maskat rifuxho te skaduara shperndahen tek personeli Mjeksor nga Kryeinfermire te cilet kan kurse 3 mujore dhe Diploma te blera.

Prokuroria te hetoj,nese ka deshire. Nqs se ka ndonje hajdut qe del dhe kundershton kemi edhe te tjera te dhena.E gjitha kjo situate ,kontrollohet nga 127 apo QKUM-thja. Tuteta juaj.”- shkruan infermieri.