Mashtrimi i Ramës për pagën e “luftës”, punëtorët e fasonerisë në Krujë ngrihen në protestë

Punëtorët e një fasonerie në Krujë janë ngritur në pròtestë për shkak të situatës së koronavirusit.

360 punëtorët kërkojnë pagën e luftës pasi nuk kanë para për të ushqyer familjet. Sipas tyre, 60 mijë lekë shkojnë vetëm dritat ndërkohë që në muajt Mars-Prill kanë punuar shumë pak.

Ato thonë se, nuk do të ndalen nga protestat derisa t’i japin fund pandemisë.

Edhe punonjësit e një ndërrmarrjeje fasonerie në Kuçovë kanë protestuar mengjesin e sotëm përpara Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave në Berat për pagën e luftës.

Ndërrmarja fasone e prodhimit të çantave në qytetin e Kuçovës ka 150 punëtorë, të gjithë të siguruar dhe askush nuk ka marrë pagë lufte, edhe pse biznesi është mbyllur në dt.9 prill.