Masat e munguara dhe përfitimet skandaloze qeveritare nga situata e Covid-19

Nga Bardh SPAHIA

Nga komunikimi me Sokol Ballën në Real Story mbi menaxhimin e epidemisë Covid dhe tenderat sekretë korruptivë të Ministrisë së Shëndetësisë.

– Qeveria reagoi me shumë vonesë ndaj një virusi që faktet na tregojnë se ka qarkulluar në Shqipëri që në muajin Janar.

– Teksa i izoloi shqiptarët në banesat e tyre, qeveria nuk mori masat e nevojshme, si në drejtim të pajisjes së personelit shëndetësor me mjetet mbrojtëse, ashtu edhe testime të sa më shumë kategorive të qytetarëve, për të patur panoramën e përhapjes së Covid.

– Shifrat që publikohen nuk pasqyrojnë situatën reale, por vetëm atë të numrit të reduktuar të testimeve për Covid.

– Nga ana tjetër, qeveria ishte krejt e papërgatitur, nuk diti apo nuk donte, të reduktonte dëmin ekonomik si tek individët, familjarët, ashtu edhe bizneset.

– E vetmja pjesë ku qeveria veproi në kohë ishin pagesat për koncesionet, pa e vrarë fare ndërgjegjia se cfarë po kalonin qytetarët.

– Tenderat sekretë ishin ilustrimi se si kjo qeveri përfitoi në mënyrën më monstruoze nga situata e epidemisë.

– Gënjeshtrat e Ogerta Manastirliut për djegien e dokumenteve në katin e zyrës së tenderave në ministrinë që drejton, janë një tjetër dëshmi se abuzimi po përpiqet të mbulohet me falsifikim e zhdukje provash dhe këtë duhet të hetojë në mënyrë të thelluar SPAK. PD ka detyrë të denoncojë korrupsionin e abuzimet, ndërsa institucionet e reja të drejtësisë të provojnë se nuk janë të kapura e se do përmbushin pritshmëritë e qytetarëve për hetim e ndëshkim të korrupsionit në nivelet më të larta.

– Cfarë kemi denoncuar, nuk janë akrobacitë e vetme korruptive në ministrinë e shëndetësisë. Të tjera do u paraqesim shqiptarëve për t’u treguar se si abuzohet pacipësisht me taksat e tyre.

sss 1