“Lideri global” kritikon Kryeministrin e Britanisë: Çfarë dreqin po bën…!

Albania's Prime Minister Edi Rama waits before a meeting of the EU-Western Balkans Summit at the EU headquarters in Brussels Belgium February 16, 2020. Aris Oikonomou/Pool via REUTERS REFILE - CORRECTING COUNTRY

Këto orët e fundit, një lajm po qarkullon në median shqiptare. ‘Lideri global’, Edi Rama ka kritikuar kryeministrin britanik, Boris Johnson për mënyrën se si po e trajton situatën e krijuar nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari britanik Alastair Campbell.

“Unë kam biseduar sot me një mikun tim, kryeministrin shqiptar Edi Rama. Ai më shkruan ‘çfarë dreqin po bën ai’,” shkruan Campbell.

Pasi kritikoi Donald Trump, tani Rama ka nisur sulmet ndaj një tjetër lideri të rëndësishëm botëror.

Por duhet theksuar se Campbell e ka këshilluar kryeministrin shqiptar, Edi Rama për një kohë dhe është një ‘spin doctor’ i laburistëve britanikë.

Për ironi, Campbell ka kritikuar Johnson para ca ditësh se po përdor lindjen e djalit të tij për të zhvendosur vëmendjen nga situata e vështirë e koronavirusit. Sipas tij, Johnson po tërheq vëmendjen sikur të ishte anëtar i familjes mbretërore.

Por kjo taktikë e zhvendosjes së vëmendjes është ndoshta hilja që përdor më shumë kryeministri Edi Rama gjatë këtyre viteve në pushtet. Ai ia ka dalë të tërheqë vëmendjen e njerëzve gjithmonë me gjëra periferike, sipas këshillave që sigurisht i merr nga të tjerët.

Edhe rasti konkret, pra sulmi që Rama po i bën Johnson, shërben për të zhvendosur vëmendjen nga problemet reale që ka Shqipëria, e cila është në mesin e një krize të rëndë ekonomike dhe sociale.

raaa