Kruja vatër e nxehtë e Covid-19, zbulohen 5 raste të reja

Pas një qetësie të ditëve të fundit, rikthehet frika sërish në Krujë, ku vetëm në 24 orët e fundit janë zbuluar 5 raste të reja. Diten e djeshme i janë nënshtruar egzaminimit 85 qytetarë në Krujë, shumica e të cilëve janë punonjës të fasonerive.

Nga 85 tampone të bera në total vetëm 5 dyshohet të jenë pozitivë, 1 në qytetin e Fushëkrujës dhe 4 në qytetin e Krujës. Burimet bëjnë me dije se 3 personat pozitivë kanë qenë raste kontaktesh, ndërsa dy të tjera janë vatra të reja infeksioni. Deri dje në vendin tonë kanë rezultuar në total 803 persona të prekur, 8 prej të cilëve ishin zbuluar në 24 orët e fundit, ndërkohë që ka një rënie të numrit të personave që kërkojnë trajtim spitalor.

“Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 803 qytetarë dhe aktualisht 68 % e tyre janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 229 persona aktivë me COVID-19.

Pjesa më e madhe e të prekurve po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” gjendja paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht janë të shtruar 34 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive”, njoftonte dje ministria.