“Koronavirusi ka hyrë që në janar”, mjeku i Infektivit sfidon ministren: Jam gati të shkojmë bashkë tek…

Debate lidhur me shfaqjen e rasteve të para të koronavirusit në Shqipëri vijon ende. Ndërkohë që të infektuarit e parë u konfirmuan në fillim të marsit nga Ministria e Shëndetësisë, disa prej mjekëve kanë hedhur teorinë se raste ka pasur edhe më herët.

Gazetari Erjon Skëndaj , në një raportim “live”, tha se një mjek i spitalit Infektiv, i kishte bërë me dije se virusi ka ardhur në vendin tonë që në muajin janar. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se mjeku i kishte thënë se është gati që të shkojë në banesën e të infektuarit bashkë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Jam gati të shkoj bashkë me ministren te familja e personit që ne e kemi trajtuar në fund të janarit. Imazhi i skanuar i personit të sëmurë është njësoj si të personave të infektuar’, thotë doktori”, raportoi gazetari Skëndaj.