Kim Jong Un nuk bëhet i gjallë, Koreja e Veriut goditet nga sëmundja vdekjeprurëse

Pjesa më e madhe e botës vijon të luftojë me sèmundjen e kòronavirusit, Koreja e Veriut po përballet me diçka tjetër. Ftòhja e derrave afrikanë (ASF) ka marrë jetën e shumë derrave në fermat e provincës Hwanghae dhe North Hamgyong.

Qeveria koreano veriore duhet të veprojë shpejt për të parandaluar shpèrthime të tjera, raporton Daily NK. Thuhet se javën e kaluar, 6000 rosa, pata, derra, dhi dhe dele kishin ngordhur nga sèmundjet ínfektive në një kompleks blegtoral në Provincën Kangwon.

Tani, problemi duket se është përshkallëzuar. “Sèmundja e bagëtive po përhapet me shpejtësi në të gjithë krahinën. Autoritetet kanë lëshuar një urdhër përmes kabinetit që autoritetet e kontrollit të sèmundjes së bagëtive të dërgojnë ekipe hetimi të përbërë nga rreth 20 persona në të gjitha fermat me shpèrthime”, tha një burim me qendër në Provincën Hwanghae.

Ndërkohë, mbetet ende míster gjendja shëndetësore e díktatorit Kim Jong Un, për të cilin ka raportime të ndryshme që thonë se është i vdèkur apo i gjallè. Megjithatë, është e paqartë se ku ndodhet lideri koreano verior.