Kánábizmi i vendit, platformë e njëjtë si ndarja e Kosovës

Nga Bujar NISHANI

Mafia ndërkombëtare dhe kontrolli i saj mbi politikën dhe shtetin shqiptar tashmë po shfaqet hapur !

Mafia ndërkombëtare pasi ja arriti të krijoi një narkoqeveri në Shqipëri, pasi degradoi dhe degjeneroi institucionin më të lartë të përfaqësimit të popullit shqiptar, Parlamentin, pasi hodhi bazat e një narkorregjimi, tashmë po pregatitet të ndërtoi imazhin ndërkombëtar të një narkoshteti për Shqipërinë.

Platforma antishqiptare e copëtimit të territoreve në Kosovë, “bosnjezimit” të Shqipërisë, rikrijimit të “Jugosllavisë së Re” me qendër Beogradin, tashmë pasohet me platformën për legalizimin e kanabisit fushave, kodrave e maleve të Shqipërisë.

Çirakët rrogëtar shqipfolës të Mafias ndërkombëtare janë hedhur në një propagandë të egër trushplarëse ndaj shqiptarëve.

Tezat e ; shërimit të sëmundjeve prej drogës, pasurimit të shqiptarëve prej kanabisit, zhvillimit të ekonomisë prej helmit, nuk janë veçse qesharake por thellësisht kriminale.

Helmimi i mijëra fëmijve të tyre është “përfitimi” i vetëm për familjet shqiptare, vrasjet dhe ekzekutimet mes grupeve rivale është “bisnesi” që do të shkëlqej mes nesh, zhdukja e çdo prodhimi agrobujqësor shqiptar është dhurata për pengmarrjen e ekonomisë së vendit.

Përfitimi do të jetë i madh, padyshim, por veç për Mafian dhe rroga të majme për çirakët e saj shqipfolës.

Jeta e fëmijve të shqiptarëve është nje “zero” me bisht për ta .

Eshtë koha t’ju japim vendin e merituar !

S’ka Mafie në botë që të dalë më e fortë se një popull i tërë.

Edhe kur Mafia ka në shërbim gangsterrë mbi kurrizin e popullit !

#TëNdryshojmëShqipërinë.