Ish-Presidenti: Populli po zien nga zemërimi dhe urrejtja ndaj mafias që po i varfëron

Bujar Nishani

Takimi i Kryetarit të Opozitës me popullin që po zien e shpërthen nga zemërimi e urrejtja ndaj mafias që e vjedh, zhvat, varfëron dhe e poshtëron çdo ditë, e paska tmerruar Gangsterin.

Tani që pandemia është shuar anekënd Evropës, populli qenka në rrezik!!!
Kur pandemia ishte në kulmin e përhapjes dhe vrasjeve, Gangsteri i mblodhi njerëzit e pambrojtur në sallën më masive publike të vendit, Pallatin e Kongreseve!!!!
Keqbërësit duhet të kenë frikë!

Populli ka nisur të mblidhet në çdo cep të Shqipërisë dhe nuk mund të ndalet më!
Kombi nuk e pranon tradhtinë!

Shqiptarët do të jenë të pamëshirshëm ndaj të ligut!
#TëRingremëShqipërinë 🇦🇱