Ish-deputeti publikon foton në mes të hasháshit: 5 oligarkët e Ramës që do të jenë grosistët e drógës

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji publikoi një fotografi në mes të bimëve të hasháshit duke thënë se Rama kërkon ta legalízojë për miqtë e tij olígarkë, ndërsa shumë familje vuajnë për bukën e gojës.

Salianji theksoi se nga e gjithë kjo do të përfitojë krími i organizuar dhe grosístët do të jenë maksimumi 5 olígarkë.

Reagimi i plotë

Ekonomia në kólaps, mijëra familje diskutojnë çdo ditë mbijetesën, mbajtjen e frymës gjallë, mijëra biznese te vogla nuk marrin dot borxh dhe as kreditohen për të paguar shpenzimet, biznesi i madh po paguan për qeverinë, për punëtorët dhe për olíigarkët.

Fermerët po mbytén bashkë me produktet që skanë ku i çojnë… Rama propozon të legalízojë Hasháshin!

Pasi i fuqizoi grupet krimínale dhe bandat e organizuara duke i legalizuar de fakto mbjelljen e kanabisti në 7 vjet qeverisje, Edi Rama sot po kërkon ti hipotekojë hektarët me drógë nëpër Shqipëri, nga ky operacion do të fitojë krimi i organizuar dhe maksimumi 5 oligarkë që do jenë edhe grosistet e drógës pasi kanë kapur gjithçka tjetër!

Kjo politikë nuk ështē ndihmë për fermerët, asnjë përfitim për qytetarët, vetëm miqtë e qeverisë që pasi ju pastohen paratë me amnisti ju pergatitet terreni për të siguruar tregun e kánabisit!

2 21