Humb ndjenjat në sheshin “Skënderbej” gruaja, u dhunua nga policia pse po protestonte

Një grua ka humbur ndjenjat sot në sheshin “Skënderbej” ndërsa është tërhequr zvarrë nga unifotrmat blu për tu shoqëruar në komisariat.

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sot në këtë shesh për të protestuar ndaj masave kufizuese nga qeveria në përpjekje për të ndaluar pandeminë COVID 19.

Mësohet se gruaja quhet Ira Kurti ndërsa gjatë përpjekjes për ta shoqëruar janë dëgjuar ulërima dhimbjeje dhe thirrje ‘Mos më prekni’.

Ende pa u grumbulluar mirë qytetarët, policia ka ushtruar dhunë dhe ka futur në makina disa aktivistë që kishin dalë për të protestuar në sheshin Skënderbej. Mes personave të shoqëruar me dhunë janë dhe Altin Goxhaj dhe aktivisti Arben Kola.

Protesta e sotme ishte nën moton kundër diktaturës, dhe shpërndarja e saj ndodhi ende pa nisur edhe orari zyrtar që ishte ora 12;00.

dddd