Grabitet një dyqan në Fier

Një dyqan lulesh është grabitur në lagjen “Kastriot” në Fier”, pranë gjimnazit “Janaq Kilica”.

Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes, tre persona kanë shkuar në dyqan ku njëri prej tyre ka hyrë brenda, ndërsa dy të tjerët e prisnin jashtë. Personi që ka hyrë brenda ambienteve të dyqanit ka shkuar me forcë te sirtari ku mbaheshin lekët dhe ka marrë rreth 150 mijë lekë të vjetra.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, gjatë orëve të natës, në një tjetër rast vjedhjeje në Fushë-Krujë, një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri.