Gjiknuri: Duam depolitizim të sistemit zgjedhor, votat i numerojnë më mirë “çunat problematikë”

Damian Gjuknuri, pasi doli nga mbledhja e Këshillit Politik, ka treguar detaje në lidhur me çështjet e diskutuara, ndërsa u shpreh se e rëndësishme është që palët ranë dakord për të vijuar diskutimin.

Gjinuri shtoi se deklaratat politike te bera nga liderët politike, sipas tij, nuk duhet të shërbejnë si “sebep për të ikur nga tryeza” .

“Mbledhjen e radhës do ta zhvillojmë shpejt, ti japim zgjidhje disa çështjeve, siç janë roli i prokurorisë, disa ligj për drejtësinë penale. U bë prezantimi nga ekspertë i çështjeve të sistemit zgjedhor. Ekspertë na bënë një ekspoze të plotë juridike ku të gjitha propozimet e paraqitura nga palët prekin Kushtetuten e Shqipërisë dhe kjo do kërkon diskutim të mëtejshëm.

Për Kolegjin Zgjedhor ka pasur ndarje më të madhe mes palëve. Ne duam depolitizim të sistemit zgjedhor. Nuk mund të përdoren deklarata publike si sebep për të ikur nga tavolina.

Rekomandimi i OSBE/ODIHR ka qenë depolitizim, brenda këtij parimi jemi duke punuar. E rëndësishme është që vendimmarrja të jetë jashtë partive por edhe që të mos i hiqet roli si granat që kanë. Nuk ka pse deklarata publike të kryeministrit apo liderit të opozitës, të vënë në diskutim këtë Këshillë. E rëndësishme është që palët riangazhuan veten për të qëndruan në tavolinë. Për Kolegjin Zgjedhorë ka ndarje mes palëve.

Vendimet politike merren, unë nuk jam aty të bëj roman, por jemi përfaqësues politikë nga lidershipet e për këtë do të punojmë, e ka thënë Rama po e them une, nëse për cështje shumë serioze kërkohet vendim final jam i gatshëm të ulem me Bashën në tavolinë negociatash në cdo moment që ai e konsideron të arsyeshme, komunikimi është prerë në disa nivele.,

Sapo vendosëm që ekspertët të vazhdojnë punën që nesër, ata të ODIHR do të jenë online me ekspertët tanë dhe mbledhja e radhës të hënën aty ku e lamë“, tha Gjiknuri.