Fondet për Teatrin e ri/ Eksperti gjerman: Do ketë hetim penal në BE nëse do jepen 30 milionë euro kredi

Martin Henze, një prej këshilltarëve pranë CDU-së, ka deklaruar se do të ketë hetim në institucionet e Bashkimit Europian nëse jepen fondet për ndërtimin e një Teatrit të ri Kombëtar, në mënyrë të jashtëligjshme.

Në një postim në Tëitter, Henze paralajmëron ambasadorin e BE në Tiranë dhe informon komisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi, se Bashkia e Tiranës ka kërkuar 30 milionë euro për ndërtimin e Teatrit Kombëtar pa paraqitur asnjë projekt dhe asnjë detajim të mënyrës se do të përdoren këto para.

“Me një copë letër, madje vetëm një faqe, pa asnjë projekt, pa asnjë kosto të saktë Bashkia e Tiranës informon qeverinë “Rama” që shembi Teatrin Kombëtar, për të marrë 30 milionë euro kredi nga BE.

Nëse ju e mbështesni këtë, do të ketë një hetim penal në Parlamentin e BE, madje edhe kundër jush personalisht. Kjo është vija e kuqe që ju dhe të tjerët nuk duhet ta kaloni”, shkruan Martin Henze.