Faktet e reja: Koronavirusi është përhapur në Wuhan që në muajin shtator

A ekziston mundësia që virusi të jetë përhapur që në shtator në Wuhan të Kinës? Atje u mbajtën Lojërat Ushtarake Botërore ku morën pjesë 10 mijë atletë. Disa prej tyre u sëmurën me simptoma të ngjashme të koronavirusit kur u kthyen në vendet e tyre. Suedia ka konfirmuar dy raste me koronavirus mes atletëve të saj. Tani vjen një dëshmi e një sportisti italian. Ai thotë se infeksioni i goditi mushkëritë

Corriere della Sera

“Jam i detyruar të bëj këtë deklaratë për të mbrojtur veten nga zmadhimet e shtypit”.

Kështu e hap video-mesazhin Matteo Tagliariol, 37-vjeçari nga Treviso, fitues i medaljes së artë dhe të bronztë në skermë në Lojërat e Pekinit 2018. Ai tenton të sqarojë në Instagram fjalitë e tij për sëmundjen që e goditi pasi u kthye nga Lojërat Ushtarake Botërore, që u organizuan në epiqendrën kineze të virusit nga 18 deri më 27 tetor, pak përpara shpërthimit të epidemisë.

Fjalitë e tij, përveç amplifikimeve, vërtetojnë atë që pritej nga disa gazeta.

“Pas kthimit nga Wuhan unë u sëmura nga një formë akute e gripit, nga e cila u shërova duke marrë ilaçe. Zgjati më shumë se zakonisht. Në retrospektivë, meqenësë kjo formë gripi kishte ndikuar në mushkëri, mendova se mos ishet faji i astmës sime ose i koronavirusit. Mund të jetë faji i virusit. Mund të mos jetë: unë nuk e di me siguri. Isha i sëmurë, nuk e di se ku e kam marrë virusin, por kur sistemi shëndetësor të mos jetë shumë i ngarkuar, me siguri do të shkoj për t’u testuar,” thotë ai.

Delegacioni italian në Wuhan, i përshëndetur para nisjes nga presidenti Mattarella, përbëhej nga 200 persona, përfshirë atletë, teknikë dhe menaxherë. Italia fitoi 5 medalje ari, 13 argjendi dhe 12 bronzi. Matteo Tagliariol fitoi medaljen e arit në shpatë me ekipin e përbërë edhe nga Paolo Pizzo dhe Lorenzo Buzzi.