Ekspertët e Ramës raportojnë të prekur me Covid-19 edhe personat që kanë dhembje koke dhe barku

Ekspertët e Ramës rrisin me shifra fiktive numrin e personave të prekur me Covid-19. Burimet nga Spitali Infektiv bëjnë të ditur se edhe personat që kanë dhembje koke apo dhembje barku po raportohen sikur janë të prekur me Covid-19.

Rritja e kurbës së të prekurve me koronavirus bëhet me porosi të Ramës për të mbajtur qytetarët të izoluar dhe në presion.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 25 raste të reja me Covid 19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë, 24 prej të cilëve janë në Tiranë.

Ndërkohë që një person ka humbur jetën në 24 orët e fundit, duke e çuar në 33 numrin e víktimave. Personi që ka ndërruar jetë është një pacient 69-vjeçar nga Tirana, me inicialet S.K., i cili po trajtohej në terapi intensive në spitalin infektiv.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve një pacient 69-vjeçar nga Tirana, me inicialet S.K., i cili po trajtohej në terapi intensive në spitalin infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.

Që nga fillimi epidemisë, 33 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19. Në 24 orët e fundit kemi sërish shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 17 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit ka rritje të numrit të të prekurve, të lidhura me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive por edhe vatra të reja në Tiranë. Janë testuar 173 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 25 raste pozitive. Më konkretisht janë 24 të prekur në Tiranë dhe 1 në Durrës.

Ndër rastet e reja janë 15 të prekur në një call-center, kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë. Po vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë.  Ne 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14500 testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1029. Prej tyre, rreth 78% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 193 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienën vetjake. Qytetarët nuk duhet të neglizhojnë shenjat e Covid19, prandaj telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

ministria 3 1