Çmimi i biletës së Urbanëve do të rritet 30 përqind

Ekonomia është goditur për shkak të pandemisë, sektorë të rëndësishëm të zinxhirit të ekonomisë po përballën më vështirësi edhe pse nga qeveria është komunikuar për masa lehtësuese.

Kujtim Mema kryetari i “Shoqatës Transporti Kombëtar Interurban” në studion “ABC News” ka folur për vështirësitë që kanë linjat urbane për shkak të karantinës. Ai theksoi se në këtë kohë pandemie linjat janë në një situatë jo të mirë, ndërsa shtoi se Ministria, drejtoritë duhet të sensibilizohen dhe premtimet të mos mbeten vetëm në letër.

“Shoqëritë e Transportit të Udhëtarëve në Shqipëri janë shoqëri aksionare të cilët kanë mjetet e tyre dhe punojnë për familjet e tyre. Shumica e transportit ndërqytetës janë me kredi dhe një kredi e dytë nuk na bën mirë, pasi dy kredi bashkë është e vështirë për ti shlyer. Jemi tkurrur ekonomikisht. Referuar edhe vendeve fqinje ndoshta ka ardhur momenti që të bëhet një hapje e punës, pasi në këtë mënyrë jemi drejt falimentimit”, tha Mema.

Më tej ai shtoi se do ti drejtojnë një shkresë Bashkisë së Tiranë së taksa të ulet, jemi tre muaj pa punë. “Parashikimi jonë për tu kthyer në normalitet është nga 20 shtatori. Korriku dhe gushti janë dy muaj që nuk ka lëvizje.

Situata e protokollit të sigurisë mund të na çojë në rritje të biletës. Kjo nuk është e qëllimshme, por e detyrueshme. Nëse do të shkojmë më gjysmë kapaciteti, bileta do të detyrohet me 30%, të rritet edhe pse pritet që të shikohet se si do të vijojë situata”, tha ndër të tjera Mema.