Do bëheshim ‘gazi i botës’ me zgjedhje pa studentë dhe pa pedagogë

Gjok VUKSANI

Ceshtja e zgjedhjes ne universitetet shqiptare, pavaresisht debatit te zeshem ne rrafshin e interesit te pergjithshem publik eshte shume minore nese do ta krahasonim me pasojat e termetit , krizes se pandemise te Covid-19 ,apo cenimit me ligj te te drejatve dhe lirive te njeriut .

Por kjo ceshtje merr permasa te jashtezakonshme pikerisht per faktin sepse ne zgjedhjet universitare po cenohet liria e studenteve per te zgjedhur ,nje e drejte kushtetuese e pamohueshme .

Me caktimin e dates 12 Qershor nga ministria e linjes, brenda gjendjes se “fatkeqesise natyrore” ku ndalohet grumbullimi i njerezve dhe cdo aktivitet politik e social, praktikisht eshte i pamundur zhvillimi i nje fushate zgjedhore, gjithashtu pamundesohet edhe shpalosja e programeve para asambleve universitare nga kanditatet .

Pra keto zgjedhje elitare po tentohet te kthehen ne biseda koke me koke , intriga meskine si dhe presione e interesa te vogla jashte llogaridhenjes , transparences dhe mbajtes se premtiveve para kolegeve…

Mendoj se jemi para nje rreziku shume te madh qe te mos fitoje ai qe e meriton , por ai qe eshte me matrapaz , ai qe di te beje me mire presion ,ai qe ka nje mbeshtetje me te madhe nga Administratori i universitetit apo Keshilli i Administrimit dhe nga Qeveria…

Fatekeqesisht ne vendin tone te lodhur aktualisht kemi nje parlamet jo legjitim , zgjedhje parlametare te zhvilluara nen ndikimin e krimit (FreedomHouse) , kryebashkiake te dale nga zgjedhjet njepartiake dhe po RREZIKOJME te kemi edhe REKTORE e DEKANE JOLEGJITIM …

Une nuk e besoj se studentet do pajtohen me privimin e votes se tyre per te zgjedhur drejtuesit e univeristeteve sepse ky do te ishte fundi i lirise se Tyre…

Por edhe ne si profesore nuk duhet te pranojme qe te futemi ne nje fushate zgjedhore kur gjithcka ka perfunduar qe ne nisje “avant le fait commis”.

Nga ana tjeter edhe atyre qe do perzgjidhen nuk do t`Ju vleje nje pozicion i perfituar ne menyre antikushtetuese ,qe mund te mos njihet nga koleget e tyre dhe studentet…

Shpresoj shume se kjo cmenduri do te ndalet dhe zgjedhjet do te shtyhen ne nje periudhe te pershtatshme ku do te garantohet e drejta per tu zgjedhur dhe per te zgjedhur,ku kandidatet te shpalosin lirisht programet e tyre dhe gjithe studentet te votojne .

Shpresoj se profesoriati nuk do behet “ gazi i botes” duke bere zgjedhje pa studente dhe ne “kohen e koleres” …