Djegia e dokumentave, loja e ministrisë me SPAK, një koordinim perfekt hajdutësh

Një debat po mban ndezur kërshërinë e publikut: a ka zhvilluar qeveria Rama tenderime sekrete pas shpinës së tij për blerjen e paisjeve mjekësore në kohë pandemie dhe e dyta i i ka shkatërruar ajo, pasi u kap me preshë në duar, provat e asaj që ka ndodhur. Këtu palët janë në barrikada krejt të kundërta. Edi Rama kur pyetet nuk jep përgjigje dhe bën ironi, ndërsia ministrja e shëndetësisë, Manastirliu nuk i përgjigjet drejtpërdrejt akuzave të opozitës se dokumentat e këtyre tenderave janë ndjekur në zyrën e prokurimeve të institucionit të saj.

Lapsi.al është munduar të hedhë dritë mbi këtë katrahurë duke krahasuar qëndrimet e palëve dhe pozicionin që ato kanë marrë në varësi të zhvillimeve të reja.

Prej gati një muaji opozita akuzon qeverinë se nën mbulesën e pa nevojshme të blerjvee “Për interesa thelbësorë të shtetit” ka nxjerrë një VKM e cile nxjerr jashtë loje agjensine e prokurimeve publike. Pas kësaj ministria e shëndetësisë ka zhvilluar ato që tani njihen si tendera sekretë. Por akuzat nuk mbarojnë këtu. Vetë kreu demokrat Basha pretendoi disa ditë më parë që tenderat jo vetëm janë zhvilluar, por më pas dokumentat e tyre edhe janë djegur. “Nuk ia kanë dalë dot me manipulime dhe i kanë vënë zjarrin dokumenteve, tani që ka shkuar SPAK për t’i kërkuar”, u shpreh Basha. Deklarata e kreut demokrat përkonte edhe një një lajm që “rodhi” nga prokurorët e SPAK drejt e në një media pro qeveritare si Shqiptarja.com. Në të thuhej se nëse ministrja e shëndetësisë vazhdonte të dorëzonte dokumentat e tenderave sekrete-gjë që e bënte prej dhjetë ditësh- prokurorët do të detyroheshin të bastisnin me forcë institucionin e saj.

Nuk kaloi shumë dhe PD nxori edhe dokumentin se në zyrën e Prokurorimeve në ministrinë e Manastirliut në datën 15 prill ishin djegur dokumenta të cilat më pas ishin shuar me ujë. Ish-deputetit Bardh Spahia, ka publikoi një email ku njoftoheheshin punonjësit e këtij institucioni. Sipas PD, fjala ishte direkt për djegien e dokumenteve të tenderave sekretë që mbaheshin në zyrën e prokurimeve.

Pra zjarr ka patur. Po atëherë pse ministrja e Shëndetësisë Manastirliu e mohoi një gjë të tillë pasi Basha e denoncoi për herë të parë atë? Pse ajo nuk e pranoi që në fillim këtë incident pa rëndësi sipas saj por u detyrua të deklarohet me retorikë boshe duke thënë: “Nuk ka asnjë zjarr në Ministrinë e Shëndetësisë! Tymi i zjarrit imagjinar që po shihni dhe dëgjoni, del vetëm nga koka e kryetarit të PD. Dikush duhet t’i hedhë ujë në sy që ta zgjojë nga gjumi”.

Por, pas daljes së emailit ministria e shëndetësisë nuk foli më me këtë gjuhë. Ajo vërtetoi se ujin e kishte hedhur jo me sytë e Bashës por mbi dokumentat e shkrumbuara. Në një sqarim të dytë u pranua: “Zbulimi” i bërë sot nga PD i referohet një emaili “tërheqje vëmendje” të para 26 ditëve, nga përgjegjësja për sigurinë në ministri, e cila i është drejtuar stafit pas një incidenti të shkaktuar nga një punonjëse, ndaj të cilës më pas është marrë masë administrative. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hedh poshtë aludimet e PD, që kërkon të manipulojë opinionin me histori djegie letrash në korridore, kur e di i madh e i vogël se çdo dokument zyrtar ruhet në Protokollin e Ministrisë dhe të çdo institucioni”, u tha në deklaratë.

Po pse ministrja nuk e pranoi që në fillim këtë incident? Pse u desh fillimisht ta fshihte dhe vetëm pas bëries publik të dokumentit të pranonte me gjysëm zëri?

Këto dyshime bëheshin më të mëdha edhe për faktin se e gjithë kjo po ndodhte në një kohë kur zyrtarët e shëndetësise i sorollasin prokurorët e SPAK në dorzimin e dokumentacionit të tenderave.

Pra po të bësh një përmbledhje të pikpyetjet janë të forta.

Qeveria Rama që nxjerr një VKM për zhvillim tenderash duke anashkaluar Agjensinë e Prokurimeve Publike. Kryeministri që bën ironi dhe spërgjigjet drejtpërdrejt kur pyetet për tenderat sekretë. Pastaj SPAK që kërcënon për bastisje zyrash. Më pas një zjarr misterioz që fillimisht Ogerta Manastirliu e mohon dhe që detyrohet ta pranojë me gjysëm zëri vetëm kur del dokumenti i tymit në katin e katërt ku ndodhet zyra e prokurimeve.

Të gjitha këto e kanë bërë ish deputetin demokrat Gazmend Bardhi të shkruajë: “Bashkëpunëtorja në vjedhje e Edi Ramës ka 1 muaj që thotë në çdo media se jemi të hapur për çdo hetim, por dokumentat në SPAK i dërgon me 3 javë vonesë, vetëm pasi i vë zjarrin Ministrisë! SPAK nuk ndërhyn, pret dhe e rinjofton që nëse nuk i sjell deri javën tjetër, bëhu gati se do vijmë t’i marrim vetë në Ministri! Koordinim perfekt i një bande hajdutësh në kohë pandemie!”

Në fakt, po të ndjekësh këtë logjike duket e sigurtë sikur zjarri është vënë për të shkatërruar provat. Por për të qenë të drejtë dhe skrupulozë në vërtetsinë e fakteve duhet thënë se Ministria e Shëndetësisë, së pari nuk ka pranuar të flasë për asnjë dokument të shkatërruar. Së dyti ajo ka konfirmuar se materialet e tenderave të dyshuar gjenden në zyrën e protokollit.

Pra megjithë pikëpyetjet ajo nuk e ka lidhur zjarrin me shkatërrimin e provave.

Në këtë pikë denoncimet e PD përbëjnë indicie të forta për një krim, por ato nuk janë, tani për tani, bindëse se ky krim ka ndodhur. Ne tani dimë se janë djegur disa letra, por që jo detyrimisht ato kanë qenë të lidhura me tenderat sekretë.

Pra, nga të gjitha faktet, provat dhe deklaratat që kemi në duar deri më tani, dilet në një konkluzion: mënyra se si është sjellë qeveria lë shumë dyshime, por ama, nga ana tjetër, ende nuk ekziston një provë e pakundërshtueshme për vjedhjen nga ana e saj.

“Lapsi.al”