Deklarata e fortë: Grupet kriminale po tentojnë të marrin në dorë Universitetet publike

Gazetari Basir Çollaku në një intervistë në SYRI TV jep detaje tronditëse dhe kriminale sesi po menaxhohet sistemi universitar.

‘Rreth 500 diploma fallco qarkullojn tani në vendin tonë që jan bërë edhe drejtore dhe shërbetorë të qeverisë duke u mbrojtur paaftësine e tyre’, tha gazetari i njohur.

Duke folur për situatën kriminale në vend ai tha se: ‘fakte  tronditse kanë dalë në shesh, grupet kriminale kanë gjetur rrugen për të  marre në dorë rreth 14 universitet publike.

Sot nuk është më parësore edukimi i studentëve po sesi të ndajnë milona euro të perfituar nga rrugë të paligjshme.

Ne këto universitete jan vendosur punonjës në financa e zyra të tjera me rekorde kriminale, dhe me e pa llogjikshmja është nxitimi  i MASR për ta mbyllur këtë pune pa rënë në sy.

“Nxitimi i tyre për të zgjedhur rektor një shërbetorin e tyre është e pa kuptimtë dhe e pajustifikueshme’, tha Çollaku.

Gazetari ka premtuar se ‘këto akuza do ti vendosë në shërbim të prokurorisë dhe do ta ndihmoje sa me shumë zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të pashembullt dhe me e renda ne tempullin e zhvillimit dhe prosperitetit’.

Vendimi kryesor duhet të jetë anullimi i këtyre zgjedhjeve derisa prokuroria të bëj punen  e saj në zbardhjen e ngjarjes.

Ai nuk ngurroj të tregoj së pavarsisht kërcënimeve nuk do te ndalet derisa ti arrijë në fund kësaj maskarade .

‘Edhe  nëse në krye do ishte Shullazi do diplomoheshin nja 20 shokë, por këta kanë diplomuar me qindra’, tha gazetario Basir Çollaku për SYRI TV.