Deklarata e fortë e Yuri Kim: Basha po tregon lidership, presim…

Një deklaratë e fortë mbështetje për Kryetarin e opozitës, Basha ka ardhur nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim. Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e kreut të demokratëve për të vazhduar dhe përfunduar reformën zgjedhore.

Ambasadorja Kim reagoi vetëm pak minuta pasi Basha në jë deklaratë për mediat, deklaroi se është i angazhuar plotësisht për të përfunduar reformën.

‘E mirëpresim vendimin e kreut të PD-së Lulzim Basha për të përfunduar reformën zgjedhore.

Mezi presim që edhe liderët e tjerë të tregojnë lidership të ngjashëm’, shkruan ambasadorja e SHBA Yuri Kim në Twitter.