Deklarata e fortë: Dokumentat e vjedhjeve me tenderat sekretë u dogjën me urdhër të Ramës

Nga Sali BERISHA

Ndrikull Hajni Flaka dogji me urdhër të Edvin Hajdutit, dokumentet e vjedhjeve sekrete!

Por ajo zbatoi një praktikë standarte që ndiqet prej 6 vitesh në narko-shtetin e Edvin Mafisë për zhdukjen e gjurmëve të krimit të lartë shtetëror!

Prej mbi 6 javësh, Ndrikull Hajni Flaka akuzohej nga opozita dhe mediat investigative për vjedhje me kontrata sekrete të miliona e miliona dollarëve. Kështu ajo, në bazë të dokumenteve u akuzua për blerje me çmime 3-5 herë më të larta se sa çmimet e shitjes me pakicë apo çmimet e zhdoganimit, aparate respiratorë, maska dhe pajisje mjekësore, teste për COVID-19 etj.etj.

Sigurisht, ajo të gjitha fitimet e këtij korrupsioni në kohë fatkeqësie natyrore i ndau me Edvin Hajdutin, i cili urdhëroi atë pas shpërthimit njëri pas tjetrit të këtyre skandaleve, asgjesimin e dosjeve me djegie të tyre në zyrën e prokurimeve dhe zëvendësimin e tyre me dokumente të rejatë  falsifikuara në protokollin e saj!

Pas këtij operacioni, narko-prokuroria, që priste përfundimin me sukses të tij u urdhërua nga krye kreu i saj të çertifikojë si origjinale dokumentet e falsifikuara me hetimin që duhet të nisë.

Ndrikull Hajni Flaka për të gjitha këto meriton vetë përgëzime. Ajo kreu me sukses të plotë, zhdukjen e gjurmëve të vjedhjeve të përbashkëta me bosin e saj.

Po ju rikujtoj këtu se asgjesimi dhe falsifikimi i dokumenteve të akteve të mirëfillta kriminale është bërë tani një praktikë normale e zakonshme e narko-shtetit shqiptar për zhdukjen e gjurmëve të krimit të lartë shtetëror.

Kjo praktikë u inaugurua me sukses të plotë nga Sajmir Shullazi në nëntor të vitit 2015 kur me urdhër të Edvin Drogës dogji dokumentet e Xibrakës në laboratorin e kriminalistikës të Ministrisë së tij, u vazhdua me vjedhjet e 28 dosjeve super-sekrete në kasafortën super-sekrete të Ministrisë së Brendshme po me urdhër të Edvin Drogës në prill të vitit 2017 nga dyshja Xhafa-Çako.

Kjo praktikë u zbatua me sukses të plotë më 8 dhe 25 maj të vitit 2018 duke vjedhur përkatësisht postën e dërguar nga Tirana dhe kompjuterin e dosjeve të narko-prokurorisë nga Gjushi – Prela.

Të gjitha këto akte jo që nuk pati ndonjë përgjegjësi, por si rregull organizatorët dhe ekzekutorët e tyre u shpërblyen me ngritje në përgjegjësi nga krye-kreu i narko-shtetit, Edvin Kristaq Hajduti.