Covid-19/ Dalin përgjigjet e testit për 18 të burgosurit në Tiranë

Nga 18 të burgosur dhe të paraburgosur që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në burgje, 15 prej tyre kanë rezultuar negativ në testin e dytë dhe zyrtarisht rezultojnë të shëruar, ndërsa 3 prej tyre vijojnë të jenë të infektuar.

Njëri prej të prekurve vijon të jetë në Spitalin e Burgut pasi vuan nga diabeti, si sëmundje bashkëshoqëruese.

Nga të dënuarit që perfituan nga Akti Normativ, leje të veçantë 3 mujore, 3 prej tyre janë arrestuar, dy për dhunë në familje dhe 1 ka shkelur rregullat e karantinimit pasi është konstatuar në rrugë.

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve konfirmojnë se Spitali i Burgut do të vijojë të qëndroj COVID, pasi eksziston frika se mund të ketë një valë të dytë shpërthimi të COVID-19. Ndërkohë, dy të infektuarit e tjerë vijojnë të jenë në 41BIS.

Vetë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk ka lajmëruar në mënyrë zyrtare, duke mos respektuar transparencën për mediat, gjithçka me burime.