Covid-19/ Ademi: Masat ngjajnë si një diktaturë, nuk ka kuptim që të dalim me orë dhe ditë

Në një lidhje me Skype për emisionin “Aktualitet” në Fax News, Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi foli mbi situatën pandemike që po kalon qarku i Shkodrës.

Shkodra është ndër qytetet më të prekur nga koronavirusi në vend. Ademi shprehu rezerva në lidhje me shkallën e infektimit të përsonave me Covid-19.

“Ka patur shumë telefonata në numrin e urgjencës kombëtare për të bërë testime, dhe nuk janë marrë parasysh. Si mund ta kuptojmë shkalllën e prekshmërisë dhe shkallën e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri nëse nuk ka testime.

Askush nuk e di se kur do mbarojë kjo gjë dhe ne me Kinën kemi dhe do kemi një raport të ngushtë atë tregtar ku lëvizin dhe njerëz dhe mallra”.

Sipas Ademit risku i infektimit do jetë i lartë nëse nuk kemi dijeni në lidhje me testimet dhe sa të prekur janë.

Në lidhje me propozimet e PD-së Ademi tha se, masat janë politike ndërsa situata pandemike.

“Duhet të dimë të gjithë se si është gjendja reale dhe të na shpjegohet situata si është, nuk ka kuptim që të dalim me orë dhe ditë. Masat ngjajnë si një diktaturë”, tha Ademi.