“Bizneset dhe vendet e punës po mbyllen”, Bardhi: Ramavirusi po falimenton shqiptarët

“Bizneset dhe vendet e punës po mbyllen”, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi: Ramavirusi po falimenton shqiptarët

Për shkak të Ramavirusit, Shqipëria është vendi i fundit në rajon për ndihmën ndaj qytetarëve dhe biznesit. Edi Rama ka dhënë vetëm 41.5 milionë euro për 3 milionë shqiptarë, aq sa paguan 2 oligarkë tek Unaza e Re.

Gjendja është shumë e rënduar mga pandemia ekonomike, e shkaktuar prej një qeverie dhe kryeministri të dështuar. Bizneset po mbyllen dhe, bashkë me to, edhe vendet e punës.

Kemi humbur 10fishin e vendeve të punës, në krahasim me vendet e rajonit, që do të thotë më shumë varfëri, më pak zhvillim. Shqiptarët nuk e meritojnë të jenë për gjithçka të fundit vetëm se kanë një qeveri që i vjedh dhe i braktis në ditën më të keqe.