Bie ndjeshëm kurba e Covid-19 në Itali, ja sa kanë ndërruar jetë gjatë ditës së sotme

Shifrat e personave që kanë humbur jetën nga korònavirusi në Itali po bien ndjeshëm.

Autoritetet në vend bëjnë me dije se kurba pándemike në vend ka pësuar rënie dhe kjo situatë po i shërben rihapjes së vendit.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 888 raste të reja, dhe numri i përgjithshëm i rasteve me kòronavirus ka shkuar në 222,104.

Ndërsa 195 persona të prekur me Còvid-19 kanë ndërruar jetë gjatë ditës së fundit, duke e çuar në 31,106 numrin total.