Berisha publikon mesazhin: Zjarr tek Ministria e Financave, është i qëllimshëm…

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar denoncimin e një qytetari, i cili shkruan se flakët kanë përfshirë Ministrinë e Financave.

Në mesazhin e shpërndarë nga Berisha, sipas qytetarit, zjarri është i qëllimshëm dhe nga godina ka nisur që të dalë tym.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Qytetari dixhital denoncon:

Bie zjarr ne Ministrine e Financave!

Lexoni mesazhin e tij. sb.

Pershendetje dr Ka ra zjarre ne ministrin e financave ne keto momende po del tym Dhe.mendoj se eshte zjarrvenie e qellimshme.