Basha: Fundi i Ramës është i pashmangshëm, fundi i kësaj qeverie është i vulosur!

Lideri i opozitës, Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët u shpreh se, fundi i Ramës është i pashmangshëm.

Pasi ka numëruar akuzat në adresë të kësaj qeverie, cilësuar prej tij si regjim tipik, Basha tha se, fundi i kësaj qeverie tashmë është  i vulosur.

Në mbyllje të bashkëbisedimit të sotëm me gazetarët, Basha ka pohuar se me gjithçka po bën, edhe në këtë situatë të fatkeqësisë natyrore, ku Rama mendon për milionat e veta dhe oligarkëve, “laku në qafën e qeverisë po ngushtohet”.

“Laku në qafën e kësaj qeverie regjim po ngushtohet, ndryshimi është i pashmangshëm, fundi i kësaj qeverie është i vulosur. Investimi i Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike është që ta sjellë ndryshimin me sa më pak kosto për shqiptarët. Shqiptarët meritojnë dhe do të kenë zgjedhje të lira e të ndershme ose do të bëjnë atë që bën çdo shoqëri evropiane kur i mohohen të drejtat themelore”, tha Basha.