Basha denoncon skandalin: 720 mijë euro është paguar sot banda e Lushnjes për inceneratorin e Tiranës

Kryetari i opozitës, Basha denoncoi në “Opinion” skandalin e rradhës të qeverisë që sot ka paguar me 720 mijë euro bandën e Lushnjes për inceneratorin e Tiranës.

“Pas inceneratorin të Tiranës është banda e Lushnjes, një nga bandat më të rrezikshme. Eshtë Veliaj dhe Ahmetej”, tha Basha duke shtuar se kjo bandë paguan qindramilionë lekë për të mbyllur gojën e mediave që të mos japin asnjë lajm në lidhje me këtë skandal.

“Të jesh i bindur që kjo shifër që unë denoncoj do të censurohet në të gjithë edicionet e lajmeve se paguhen nga kjo bandë”, tha Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Opinion”, ka hedhur akuza ndaj mazhorancës.

Opozita mund të fitojë zgjedhjet në çdo moment që mund të mbahen, Basha denoncoi sërish pagesat për inceneratorët.

“Unë kam planin, vizionin dhe ambicien për të larguar Ramën një orë e më parë. PD dhe opozita e bashkuar do t’i fitojnë këto zgjedhje. Opozita e bashkuar ka vetëm një qëndrim. Kjo që ka ndodhur këto dy javës, ka qenë një manovër e dëshpëruar tipike e autokratëve në fund të mandatit të tyre.

I gjithë ky diskurs jo reforma zgjedhore, akti terrorist me Teatrin, përpjekja për të ringjallur debatin për reformën në drejtësi, është një përpjekje e Edi Ramës për të hequr vëmendjen e asaj që ndodh në Shqipëri, kriza e thellë ekonomike dhe politike. Sot më 28 maj i ka paguar këtyre të bandës së Lushnjës 720 mijë euro.

Detyrim kapari korruptiv. Është vepër kriminale e Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Arben Ahmetajt. Ky është një nga vendet e pakta ku unë jam censuruar. Ndërkohë, mijëra familje nuk kanë përfituar pagën e luftës”,-tha Basha.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se reforma zgjedhore është një nga 15 kushtet e Bashkimit Evropian dhe për këtë arsye, opozita po kontribuon për ta përmbushur.

I ftuar në “Opinion”, Basha tha se nuk ka pritshmëri nga kjo reformë, pasi ajo nuk çmonton mekanizmin që sjell deputetë kriminelë në Parlament.

“Mos harroni kjo është pjesë e 15 kushte e Bashkimit Evropian dhe është i vetmi kusht ku opozita ka një rol. Nuk kemi ndonjë pritshmëri të madhe tek ajo reformë. Ajo që ka publikuar Bild është maja e ajsbergut të një projekti të tmerrshëm që fillon nga Tirana tek fshati më i largët.

E vetmja zgjidhje është largimi i Edi Ramës dhe ai e ka deklaruar se nuk ka ndërmend të largohet. Garancia ligjore do të kishte një qeveri tranzitore”.

“Një reformë zgjedhore e vërtetë është ajo që çmontonte mekanizmin që u sjell shqiptarëve në Parlament kriminelë, bedelë”.