Barr cakton Kryeprokurorin Federal për të Hetuar “Obamagate”, si donin të largonin Trumpin

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së ka caktuar Prokurorin e Distriktit Perëndimor të Teksasit John Bash të shqyrtojë episodet “e demaskimit” nga administrata Obama, përpara dhe pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, deklaroi të mërkurë në darkë Departamenti i Drejtësisë.

Në këtë çështje kaq kontraversale, por dhe sensitive, republikanë, njerëz të ligjit në Amerikë, kanë kërkuar më shumë informacion për listën e zyrtarëve të Obamës, që u morën me ngritjen e një historie ndëshkimi nga zeroja, pa asnjë fakt dhe provë.

Të kuptuarit e asaj se kush ishte duke fajësuar kë dhe me çfarë qëllim, gjë që do të dalë nga investigimet, do të na ndihmojë për të kuptuar motivacionin e Obamës dhe administratës së tij, thonë të gjithë.

Administrata e Trump shpalli publikisht një listë emrash, ka edhe emra të tjerë që do të bëhen shumë shpejt publikë dhe identifikimi i personave do të nxjerrë në pah planin, strategjinë, qëllimin dhe motivacionin.

Por kuptohet tashmë se e gjitha kjo ishte një luftë e pandershme dhe e ngritur mbi mashtrime për të larguar nga pushteti, nga pozicioni i Presidentit të zgjedhurin Trump.

Një histori që implikon kupolën e administratës shtetërore, kupolën e FBI-së, CIA-s, ambasadorë dhe të tjerë aktorë në Kongres dhe në Senat.

“Këto dokumenta dhe këto lista personash tregojnë dhe na bindin për masën e shkallës së implikimit dhe korrupsionit në administratën e shtetit amerikan, situata që kanë vënë në pikëpyetje edhe vetë sigurinë kombëtare” – u shpreh në një deklaratë Andrew Bates.

ObamaGate do të jetë padyshim “Kutia e Pandorës” në Amerikën e shekullit të 21-të, si dhe një pikë kthimi në sistemin global politik, etnik, ekonomiko-financiar, ushtarak dhe gjeopolitik.

Duket se në bangën e të akuzuarve do të jenë ata që deri dje drejtonin botën, por që këto 4 vite punojnë për të rrëzuar Presidentin Trump, si pengesë në planet e tyre ogurzeza për njerëzimin.