Barbari, përgjaken edhe gratë protestuese, PD: Policia po sillet si bandë kriminale

Për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve të Shoqërisë Civile ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Sipas tij, Pamjet e dhunës janë pasqyrë e regjimit që ka ndërtuar Edi Rama në vitin 2020. Ai thotë se ndalimi i tyre është paligjshëm dhe se duhet të lirohen sa më parë.

STATUSI I PLOTE
Sjellja kriminale e Edi Ramës ndaj aktivistëve të shoqërisë civile në Ditën e Europës është e papranueshme. Dhunimi dhe shoqërimi i paligjshëm i grave dhe vajzave është i paimagjinueshëm në një shtet të së drejtës. Policia e Shtetit nuk mund të urdhërohet të veprojë kurrë si një bandë kriminale.

Pamjet në Sheshin Skëndërbej janë pasqyrë e regjimit që ka ndërtuar Edi Rama në vitin 2020. Sot u bë edhe më e qartë arsyeja se përse Edi Rama kërkon mbylljen e qytetarëve në shtëpi. Qytetarëve që i është mohuar e drejta e mbështetjes ekonomike nga Qeveria në kohë epidemia, po tentohet ti mohohen edhe të drejtat minimale për të protestuar. Kjo është e papranueshme!

TË GJITHË AKTIVISTËT E SHOQËRISË CIVILE TË SHOQËRUAR PADREJTËSISHT DHE NË KUNDËRSHTIM ME LIGJIN NË POLICI, DUHET TË LIROHEN MENJËHERË.

E drejta e protestës paqësore është themeli i demokracisë dhe askush nuk mund të pengohet në ushtrimin e kësaj të drejte. Nëse në Ditën e Europës qytetarëve i mohohet e drejta për të protestuar paqësisht, e ardhmja europiane e Shqipërisë do të jetë shumë e largët. Procesi i integrimit europian mbi të gjitha nënkupton përqafimin e vlerave europiane në sjelljen e institucioneve dhe mbi të gjitha në qeverisje.