Banorët në Krujë në protestë: Po na erdhi rruspa të na i shembë ta harrojë se do themi “amin”, Edi Rama nuk di…

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Kulturës, Elva Margariti, prezantuan planin e rindërtimit të Krujës, ndërsa u tha se në një hapësirë prej 57 mijë e 737 m2 do të strehohen 370 familje.

310 familje janë pjesë e perimetrit në zonën e ndërtuar, ndërsa pjesa tjetër janë familje jashtë perimetrit të zones, por që kanë nevojë për strehim.

Me një komunikim përmes rrjeteve sociale, Rama u ndal edhe tek procesi i shpronësimit, ku sqaroi se kompensimi nuk do të bëhet me para në dorë, por me një pronë, ose truall në sipërfaqen e re që do të ndërtohet.

Por banorët që jetojnë në zonën që do preket nga procesi i rindërtimin deklarojnë për Fax Neës se nuk janë njoftuar në lidhje me shpronesimin e pronave të tyre.

Banorët e lagje “Subashi” deklarojnë se janë njoftuar nga rrjetet sociale në lidhje me projektin dhe askush nuk është konslutuar me to, ndërkohë që shprehen se duhet të ishin konslutuar.

Po ashtu ato paralajmërojnë kryeministrin Edi Rama dhe punonjësit e bashkisë se nëse do të shkojnë për tu shembur banesat do ti mbrojnë me gjak.

“Kanë menduar të na çojnë në ndonjë planet tjetër. E kemi marrë vesh vetëm nga interenti. Ne po mos ta dinimin nga interneti do të vinte fadroma dhe do të na shembte shtëpite, kur të ishim duke fjetur. Edi Rama nuk di gjë çfarë ka bërë bashkia, por Edi Rama është kryeministër, nuk mund të merret një vendim pa studiuar terrenin.

Kam kërkuar takim me kryetarin e bashksië dhe me nuk me ka pritur . E kam pas edhe nëxënës. Kam disa vite që po kërkoj dhe një leje. Jo me ardhur me i ra lapsit dhe me na shemb shtëpitë.
E kemi marrë vesh nga të tjerët se do të na prishet shtëpia. E kemi marrë vesh vetëm nga internet. Është 500 vjeçare dhe nuk ka mundësi. Ne na bën çudi kjo është histori dhe nuk e marrim vesh që të na prishet shtëpia. Duam takim me kryetarin e bashkisë, deputeten e zonës, prefektin dhe kryeministrin. Këto hedhin gurin njëri -tjetrit dhe fshehin zonën. Të vijë kryeministri këtu të na thotë ku do dalë ky absurditet.

Ne nuk do të lejojme, nuk do të presim të na vijë letra dhe të na shëmbë shtëpitë. Po erdhi rruzpa do të na shëmbë shtëpite mos ti shkojë mendja se do ti themi ‘Amin o Hoxhë”. Do të lëmë gjakun aty. Edhe kocat që nuk i bluan toka dhe ato duan të na i hanë këto. Nuk do të kalojë askush si mund të ndërtosh pallate për të shëmbur shtëpia”, shprehen banorët.