Bale: Ende s’e kuptoj pse më fishkëllejnë tifozët e Realit

Gareth Bale thotë se akoma nuk mund ta kuptojë përse tifozët e Real Madridit vazhdojë të fishkëllejnë, duke e pranuar se vërshëllimat ia dëmtuar vetëbesimin.

Përfaqësuesi i Uellsit është fishkëllyer në disa raste nga përkrahësit e Real Madridit që prej se iu bashkua klubit nga Tottenhami në vitin 2013.

Në nëntor, Bale e festoi kualifikimin e Uellsit në Euro 2020 duke pozuar pranë një baneri me mbishkrimin: ‘Uellsi. Golfi. Madridi. Sipas Këtij Rendi”, duke i nxitur tifozët e Real Madridit ta fishkëllejnë edhe më zëshëm pas rikthimit në klub.

“Ne jemi nën presion të madh në çdo ndeshje. Nëse nuk luan mirë, të kritikojnë ashpër”, tha Bale.

“Mua më kanë fishkëllyer 80 mijë njerëz në stadium sepse nuk kam luajtur mirë. Më ka ndodhur disa herë. Nuk është mirë dhe nuk të ndihmon aspak në vetëbesim”, shtoi ai.

I pyetur përse e bëjnë një gjë të tillë, Bale u përgjigj: “Kjo është pyetja më e madhe dhe unë thjesht s’e kuptoj”.