Ambasadorja e SHBA: Të ngrihet Gjykata Kushtetuese, qytetarët nuk duhet të presin

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim është shprehur sot se, reforma në drejtësi ka bërë përparim të prekshëm por kërkon ende punë.

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka kërkuar ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

“Reforma në drejtësi ka bërë përparim të prekshëm por kërkon ende punë… ka ardhur koha që të gjithë udhëheqësit të tregojnë vullnet politik dhe të ngrenë Gjykatën Kushtetuese. Qytetarët nuk duhet të presin”, shprehet ambasadorja Yuri Kim.