8.1 milionë euro për 49 “Land Rover” luksi dhe furgona për policinë

Nje shtet policor ofron makina luksi për policinë dhe mjerim për shoqërinë.

196 automjete moderne me vlerë 8.1 milion euro të mundësuara nga një kontribut i Bashkimit Europian dhe qeverisë Shqiptare do t’i shpërndahen policisë shqiptare.

49 prej automjeteve janë fuoristrada moderne “Land Rover” të cilat do t’i shpërndahen policisë kriminale, furgonë të përforcuar me çelik dhe rrjeta hekuri si dhe furgonët e bardhë 2×4 janë gjithashtu pjesë e flotës që do t’i shpërndahet OFL-së, forcave speciale RENEA dhe drejtorive vendore të policisë.