140 punonjës të një fasonerie në Vlorë rrethojnë Drejtorinë e Tatimeve, duan pagën e luftës

140 punonjës në një fasoneri këpucësh në Vlorë kanë dalë sot në protestë pasi kërkojnë pagën e luftës.

Ata janë shfaqur mëngjesin e sotëm me pankarta në duar, por pa masa mbrojtëse dhe distancë, ndërkohë që vetëm disa prej tyre kanë pasur maska.

“Na kanë thënë se na kanë dalë emrat dhe nuk e kemi përfituar. Duam të dimë pse shteti nuk na e jep pagën e luftës”, u shpreh njëra prej tyre.

Punonjësit kanë marshuar drejt Drejtorisë së Tatimeve në Vlorë ku do të kërkojnë plotësimin e kërkesës së tyre.