Vula e turpit!

Nga Mirela KARABINA

“Mirë” bëtë, çojeni maskaradën me shkollën deri në fund!

Pra, vendosët që Matura Shtetërore do të zhvillohet, dhe në shkollë madje.

Jepini, bëjini provimet paçavure që të dëshmoni edhe njëherë që veç për standarte nuk jeni.

Po për nxënësit, si nuk menduat njëherë të vetme, një herë!

Por, një gjë ia bëtë ama, ia rrënuat shkollën, ia hoqët thelbin, ia tjetërsuat modelin.

Sot, në kushte mizerabël higjeno-sanitare të shkollave tona, në kohë të fakeqësisë natyrore i ktheni në shkollë.

Dhe për çfarë?

Për provime mature që kanë vite që kanë degraduar sepse nuk administrohen dot më, dhe, ju me reformat shkatërruese tuaja lejuat të degradonit.

Dhe tani, pas muajsh në shtëpi pa mësim dhe me programe gjysmake, nxënësit do te bëjnë provime shteti?!

Në respekt të përpjekjeve dhe arritjeve të tyre, këto provime nuk mund dhe nuk duhet të zhvillohen!

shahini