Virusi, në 10 ditët e para të Marsit hynë në Shqipëri 4800 shtetas italianë

Të dhënat e Insitutit të Statistikave tregojnë se në muajin mars kanë hyrë në territorin shqiptar të paktën 4793 shtetas italianë. Në këtë muaj situata në vendin fqinj ishte bërë problematike si vatra e dytë më e vështirë e koronavirusit pas Kinës në botë teksa edhe në vendin tonë u shfaqën njëra-pas tjetrës rastet e para nga data 9 mars. Kuptohet që hyrjet i takojnë 10 ditëshit të parë të marsit pasi më pas pati kufizime të fluturimeve dhe me pas edhe të udhëtimit në rrugë detare apo rrugore.

Në total sipas INSTAT Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin mars 2020, janë 272.514.

“Krahasuar me Mars 2019, ky tregues rezulton me rënie 61,8 %. Në Mars 2020, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 95.321. Krahasuar me Mars 2019, ky numër ka rënë me 66,4 %.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë përgjatë tre muajve të parë 2020 është 573.723, duke rënë me 17,5 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Në Mars 2020, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Anglia ka pasur rritjen më të madhe, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur SHBA, krahasuar me Mars 2019.

Përgjatë tre muajve të parë 2020, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Anglia ka pasur rritjen më të madhe me 27,0 % ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur SHBA me 36,1 %,krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Mars 2020, janë 284.929 duke shënuarvnjë rënie me 60,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Mars 2020, janë 175.627. Krahasuar me Mars 2019, ky numër kavrënë 60,5 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Mars 2020, janë 109.302,vkrahasuar me Mars 2019, ka pësuar rënie me 61,5 %. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë përgjatë tre muajve të parë 2020, ështëv1.100.290 duke rënë 12,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare” nënvizon INSTAT.