Vendimi skandaloz i të sëmurit të Surrelit: “Mos paguani qeratë”. Fut në sherr qiramarrësit me qiradhenësit

Triumfi i Maskaradës

Eno BOZDO

Qeveria sot miratoi aktin normativ të pezullimit të qirave për bizneset e vogla dhe për familjet të cilat kanë humbur punën për shkak të pandemisë. Në pamje të parë është një masë e mirëpritur. Ata që nuk kanë mundësi të paguajnë në këtë kohë, sigurisht që duhen ndihmuar. Por kush duhet t`i ndihmojë? Qeveria e tyre, sic ndodh në cdo vend tjetër sot, apo të tjerë që janë në vështirësi për veten e tyre?

Ka shumë familje dhe biznese të tjera e kanë të lidhur jetën e tyre, të ardhurat e tyre të vetme, me qiratë që marrin. Kush do të mendojë për këta? A do të ketë një masë kompesimi për këto kategori, apo do të lihen në mëshirë të fatit?

Kryeministri ka zgjedhur të sillet me këtë cështje sikur të ishin paratë e tij personale. Domethënë as të buxhetit të shtetit, por të tijat personalisht. Sepse me këtë vendim ka zgjedhur që dikush të përfitojë në kurriz të tjetrit. Solidariteti kërkon që të gjithë të kontribuojnë. Ku është këtu kontributi i qeverisë? Si po kontribuon ajo? Përgjigjia është që kontributi i qeverisë është zero!

Pandemia ka rënë për të gjithë. Të gjithë kategoritë, shtresat dhe individët në pamundësi duhen ndihmuar. Por kryeministri bën llogari politike. Me një gur vret dy apo më shumë zogj: së pari, mendon që kënaq shumicën, në kurriz të pakicës. Së dyti, i tregon opinionit se po merr “realisht” masa mbështetëse për biznesin e vogël. Së treti, të gjitha këto i realizon pa futur fare dorën në xhep.

Ja pra, në kulmin e pandemisë, kur të gjithë shqiptarët po sakrifikojnë, kryeministri zgjedh të përfitojë politikisht.

Në këto kushte as populizëm nuk e quan dot. Është thjesht maskarada e rradhës e këtij kryeministri.

Lajmi

Kryeministri Edi Rama njofton në “Facebook” se do të ndalohen pagesat e qerave nga ana e bizneseve të vogla dhe familjarëve të regjistruar në punë, por që kanë ndaluar punën për shkak të masave të marra nga koronavirusi.

Ndërsa për të gjithë ata që kanë humbur punën në të zezë, kreu i qeverisë thekson se mund të përfitojnë nga kjo masë vetën duke denoncuar punëdhënësin.

Mesazhi i Ramës:

ME AKTIN NORMATIV PËR MASAT E VEÇANTA DO TË NDALOHEN PAGESAT E QERAVE NGA ANA E BIZNESEVE TË VOGLA DHE FAMILJARËVE TË REGJISTRUAR NË PUNË, QË KANË NDALUAR PUNËN PËR SHKAK TË LUFTËS!

KUSH KA HUMBUR PUNËN NË TË ZEZË DHE KA KËTË HALL, MUND TË PËRFITOJË NGA KJO MASË VETËM DUKE DENONCUAR PUNËDHËNËSIN!

KJO MASË MBËSHTETËSE VLEN EDHE PËR STUDENTËT QË JETOJNË ME QERA!

DERI NË ZMBRAPSJEN E ARMIKUT, QERADHËNËSIT DO TË NDALOHEN T’U KËRKOJNË PAGESËN MUJORE KËTYRE SUBJEKTEVE OSE DO TË PENALIZOHEN ME GJOBË SA PESËFISHI I VLERËS SË QERASË PËRKATËSE!

PËR ÇDO RAST PRESIONI NGA QERADHËNËSIT, SUBJEKTET QERAMARRËS TË DY KATEGORIVE TË MËSIPËRME, TË DREJTOHEN NË FAQEN ONLINE TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË TATIMEVE!

*kjo luftë kërkon medoemos që kushdo ka një mundësi më shumë, të solidarizohet me fakte jo me fjalë, për këdo që s’ka asnjë mundësi të mbijetojë pa solidaritet

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here